ShowBiz

Detaji që ju ka ikur! Era simbolizon flamurin shtetëror me veshjen në klipin e Botërorit?

Era Istrefi ka bërë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë pasi arriti të këndojë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror.
Kënga tashmë është publikuar në kanalin YouTube bashkë me videoklip, ndërsa Era e sjell të kënduar bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja vjen shumë e veçantë në videoklipin e këngës “Live it Up”, e në një skenë duket se dërgon mesazh të koduar me veshjen.

Kjo ngase Era kishte veshur me pantallona dhe pallto ngjyrë blu, kurse një bluzë të shkurtër me ngjyrë ari dhe çizme të bardha, janë këto ngjyra të njëjta me flamurin shtetëror të Kosovës.

Se a ishte me të vërtetë ky mesazhi që Era dërgoi me veshjen, mbetet të konfirmohet nga vetë këngëtarja. /Lajmi.net/