Tuna Sejdiu mbrëmë ka publikuar në kanalin YouTube, shtatë këngët e albumit të ri.
Tuna Sejdiu pak ditë pas promovimit të albumit të ri, ka lansuar në YouTube këngët e “Fortunës”.
Këtyre këngëve, ajo ia ka shoqëruar edhe videoklipet, ndërsa pranoi vetëm komente pozitive pas publikimit të tyre.
Në klipin e këngës “Tani m’ke zemër”, këngëtarja ka marrë vëmendjen me disa detaje, një prej tyre është teksti i këngës i shkruar në kostumin e Tunës.
Po ashtu, në një moment, Tuna afrohet tek Patrisi dhe i dhuron atij një puthje. /Lajmi.net/