Aktuale

Detajet për aksidentin në autostradë, ku vdiq një person dhe u lënduan tre të tjerë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm që ndodhi në autostradën “Arbër Xhaferi”, e ku për pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas policisë aksidenti në fjalë ka ndodhur pas orës 16:00 dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë me targa vendore.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë”, thuhet në raportrin shtesë të policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./FaktePlus