Rajon & Botë

Detaje tronditëse për abuzime seksuale në ushtrinë gjermane

Ushtaret femra ishin të detyruara të zhvisheshin vazhdimisht dhe të kërcenin si pjesë e poshtëruese e “testeve të rekrutimit” dhe “sesioneve trajnuese” në bazën famëkeqe ushtarake në jug të Gjermanisë.

Të dhënat tronditëse erdhën pas një raporti të ri të brendshëm të publikuar nga mediat gjermane.

Një raport i lëshuar nga Forcat e Armatosura gjermane, përmban dëshminë e një ushtareje femër që e identifikon vetëm si Nicole E, e cila ishte dërguar në bazën ushtarake të “Pfullendorf” në vitin 2016.

Objekti famëkeq pushtoi faqet e mediave kur u zbulua se “abuzimi seksual dhe veprimet sadiste” ishin “një praktikë e zakonshme” e këtij kampi ushtarak, shkruan “RT”.

Në dëshminë e saj, Nicole E. tha instruktorët në bazës e kishin detyruar të kalonte një “test rekrutimi” tejet poshtërues që përfshinte stripizmin rreth një shtylle në kazermat e ushtarëve.