Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes në Jahoc të Gjakovës, ku për pasojë një person ka vararë një tjetër dhe më pas vetën.
Policia njofton se viktimat janë meshkuj, njëri i moshës 55 dhe tjetri 45 vjeç.
Njoftimi i PK-së
Sot me datë 16. Korrik 2017 rrethë orës 18: 55 minuta, Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.
Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.
Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:
1. P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar
2. K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar
Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin
P. M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.
Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.