ShowBiz

Detaje të tjera nga dasma e Getit me Marinën (FOTO)

Dasma e dy fytyrave shumë të njohura të showbizit shqiptar ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave mbrëmjen e së dielës.

Ajo po përcillet me shumë kërshëri si nga fansat, ashtu edhe nga të ftuarit të cilët kohëpaskohe postojnë në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia e kurorëzimit të Geotar Selimit dhe Marina Vjollca.

Janë publikuar edhe pamjet nga dekori i dasmës i cili duket të jetë më madhështori i dasmave të kësaj vere.

Kështu të paktën thotë Alketa Vejsiu, kompania e së cilës është kujdesur për dekorin, transmeton KosovaPress.

“Për te paren here ne Shqiperi Tenda prej 700 metrash katrore e punuar ne 4 dite e 4 nete te tjera me adrenaline, pergjegjesi dhe shume gezim!’-ka shkruar Vejsiu.

Shihet së në këtë ceremoni i pranishëm është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Velijaj i cili edhe ka bërë kurorëzimin e çiftit.

Ja disa nga fotot