Aktuale

Detaje te reja të djegies së banesës në qendër të Prishtinës

Një rast zjarrvënie ka ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës, afër selisë së PDK-së në sheshin Nënë Tereza.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë ka deklaruar për Insajderin se në ora 15.25 kanë pranuar një informatë për një rast zjarri në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një banesë të djegur, dhe nuk dihen shkaktarët e zjarrit. “Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar, por për momentin nuk kemi më shumë informata”, ka thënë Ahmeti.