Gjatë ditës së djeshme një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në dhomën e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se i ndjeri kishe bërë vetëvrasje.
Në dhomën e 30 vjeçarit ku edhe u gjet i vdekur, policia ka gjetur një pistoletë e 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë të fishekut dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë.
E trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 20.10.2019 – 10:14. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Viktima dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.