Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur para një ore derisa këtë informacion e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, dhe sipas tij, njësitet policore janë në terren duke hulumtuar rastin.
Rruga “UÇK” ndodhet në lagjen Bair, dhe në këtë rrugë ndodhen tri shkolla të mesme të qytetit, ajo Ekonomike, Gjimnazi dhe shkolla e Mjekësisë.
Incidenti ka ndodhur në hapësirën në afërsi të këtyre objekteve shkollore, gjatë kohës së pushimit të gjatë.
