Aktuale

Detaje të reja për gjendjen e të helmuarve nga zarfet që erdhën prej Serbisë

9 persona po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK për rastin e alergjisë të marrë nga hapja e kutive të votimit që erdhën nga Serbia.

Doktoresha që po merret me të helmuarit, ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se gjendja e 9 personave është stabile.

Ndërkohë që sot rreth orës 11:00 është raportuar se 26 verifikues kanë marrë alergji gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia”, ka deklaruar Buzhala