Pak më parë është raportuar për një vrasje ne qytetin e Pejës.
Indeksonline ka mësuar se nga një mosmarrëveshje, ka mbetur i vdekur një person, ndërkaq një tjetër është plagosur.
Të sulmuarit kanë qenë babë e bir, e me këtë rast babi, Idriz Gega ka mbetur i vdekur, ndërsa i biri Ferid Gega ka mbetur i plagosur.
Sulmuesi mësohet të ketë qenë Rrezak Loncari, ndërsa pasi njësia policore ka dalë në vend të ngjarjes, është raportuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/