Rajon & Botë

Detaje rreth vdekjes së 13 personave në Francë

Është raportuar se në mbrëmjen e së premtës kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe 6 të tjerë janë plagosur, gjatë një ndeje në qytetin Rouen të Francës.

Zjarri që ka përfshirë barin  “Cuba Libre” la të vdekur dhe të plagosur personat që i përkisnin grupmoshës prej 18-25 vjeç.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për CNN se në këtë bar ishte duke u festuar një ditëlindje.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit janë qirinjtë e tortës, ndërsa është përjashtuar mundësia e lidhjes me terrorizëm.

Ministri i Punëve të Brendshme në Francë Bernard Cazeneuve, ka thënë se më shumë se 50 zjarrfikës kanë dalur në vendin e ngjarjes./Express