Këtë të shtunë, një fëmijë 6 vjeçar është plagosur me armë nga vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Barilevë të Prishtinës.
E sot Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar babai i vogëlushit të plagosur pasi që kishte në pronësi armën pa leje.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është intervistuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën e lartëcekur, fëmija i të dyshuarit është plagosur nga vëllai i tij – me armën e prindit të tyre. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.