Aktuale

Detaje nga sulmi që ndodhi para selisë së BDI-së në Tetovë

Një i vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë.
Sipas informacioneve. në seli kanë pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve të cilët kanë gjuajtur me kallashnikov pas njëri tjetrit.

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se viktimat sapo kanë dalur nga selia e BDI-së për në rrugën kryesore ku edhe kanë nisur zënkën me një grup tjetër, e pas sulmit me thika dhe grushte kanë nisur të gjuajnë edhe me armë zjarri.

Për momentin në teren gjendet policia dhe ndihma e shpejtë ndërkohë që të plagosur rëndë janë transferuar për në klinikën e qytetit.

Ende nuk dihet identiteti i të vrarit dhe të plagosurve. /Zhurnal/