Në rrugën “Vojvoda Putnik”, të Mitrovicës veriore dje ka ndodhur një shpërthim.
“Raportohet se pranë një lokali pronë e viktimës mashkull K/Boshnjak ka ndodhur një shpërthim”, thuhet në raportin policor, përcjell lajmi.net.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar lokali dhe një veturë e cila ishte e parkuar.
Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha dëshmitë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Lajmi.net/