Aktuale

Detaje nga rrëzimi i 14 vjeçares nga kati i dytë i banesës në lagjen “Dardania” (VIDEO)

14 vjeçarja Leorenta Hasani erdhi në spital e lënduar pasi u rrëzua nga kati i dytë i banesës ku ajo jeton, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

 

Babai i saj Shefqet Hasani ka thënë që vajza e tij erdhi në këtë gjendje pasi pa se çfarë po ndodhte në oborrin e ndërtesës, ku policia po largonte banorët nga banesat e tyre, me vendim gjykate, e cila i cilëson uzurpatorë.

Por, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti i tha Klanit përmes telefonit se ka qenë vetë nëna e vajzës e cila ka pranuar se vajza e saj është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë pasi i ka rrëshqitur nga duart.

Për këtë arsye policia nuk ka nisur ndonjë hetim të këtij rasti, pasi ai konsiderohet i mbyllur.

Megjithatë, diçka e tillë u mohua nga babai i Leorentës.