Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Arllat të Drenasit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, me c’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 minuta.
Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se ende janë duke u siguruar për të dhënat e personit në fjalë.
“Rreth orës 20:05 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Peje. Per detaje tjera do ju informojmë me kohë”, ka thënë ai./Indeksonline/