ShowBiz

Detaje ekskluzive nga projekti i Kaltrinës dhe Gold Ag

Gold Ag nuk ka të ndalur me prurjet e reja muzikore dhe lirisht mund të quhet artisti që ka më së shumti bashkëpunime me artistë të tjerë.

Një të tillë ai do ta sjell së shpejti me këngëtaren Kaltrina Selimi, shkruan GazetaExpress.

Reperi  ka zbuluar që ideja për këtë këngë që është një baladë dashurie, ishte e tij.

Teksti është shkruar nga vetë Goldi ndërsa për muzikën është kujdesur Genc Prelvukaj.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit priten të realizohen brenda pak ditësh ndërsa për publikim do të jetë gati nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit.