Bëhuni gati të shkundni sheshin “Skënderbej” pasi “Despacito” po vjen në Shqipëri.
Këngëtari Daddy Yankee, do vijë në Tiranë dhe do performojë në sheshin Skënderbej këngën më të klikuar në botë, “Despacito”.
Por jo vetëm, dhjetra hite latine do të performohen në Tiranë duke paralajmëruar një natë të paharrueshme.
Shitja e biletave nis më 1 maj ndërsa koncerti i shumëpritur do të mbahet më 27 korrik.