ShowBiz

“Despacito” ndalohet në Malajzi

Shteti i Malajzisë ka ndaluar lë lëshohet në radiot e vendit kënga hit “Despacito”,sepse sipas tyre kënga përmban tekst provokativ.

Një ministër i vendit ka thënë që hiti veror, konsiderohet si jo islamik dhe nuk është i përshtatshëm për audiencën e vendit. Malajzia është vend që ka ligje strikte dhe kjo nuk është hera e parë që shteti ndalon materiale të tilla.

Radiot e shtetit e kanë të ndaluar, ndërsa ato private mundohen të iu ikin cezurave të shtetit, duke i censuruar vetë këngët.

Despacito nuk do të lëshohet në radiot tona, për arsye se ka pas shumë ankesa për shkak të tekstit të këngës, thotë Salleh Said Keruak, ministër i komunikimit, shkruan BBC./KosovaPress/