Aktuale

Dështon zgjedhja e një anëtari të KPK-së nga shoqëria civile

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot që ta zgjedhë një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kjo pasi që dy kandidatët konkurrentë për këtë post nuk kanë marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.

Në garë për anëtar të Këshillit Prokurorial ishin ishin Shemsi Jashari i cili mori 57 vota dhe Naim Krasniqi, i cili moti vetëm dy  vota.

Sipas rregullores së Kuvendit asnjëri nga këta nuk mund të jenë anëtar të KPK-së pasi që për të marrë klëtë post duhet të marrin 61 vota të deputetëve.

Rrjedhimisht konkursi për një anëtar të KPK-së nga shoqëria civile do të përsëritet./KosovaPress/