Tenderi me të cilin synohej të bëhej rinovimi i kulmeve të dy shkollave dhe meremetimi i disa dëmtimeve në nëntë objekte të tjera shkollore ka dështuar, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarët komunalë kanë filluar procedurat e ripërsëritjes së tij. Edhe pse kanë mbetur pak ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, drejtori i Arsimit, Avni Maloku, beson se nuk do të ketë asnjë vonesë.
Ai nuk e di sigurt pse ka dështuar shpallja e një fituesi të këtij tenderi, por thotë se tash në herën e dytë procedurat do të jenë më të shkurtra në mënyrë që të shpallin fituesin dhe punët të fillojnë sa më shpejt