Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Opozita ka dështuar të mbahet, për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë kryetarët e Grupeve Parlamentare në mbledhjen e Kryesisë.
Ai ka bërë thirrje që mbledhja të mbahet në ora 14:00
Ndërkohë, duhet të ceket se seanca dështoi vetëm për shkak të mungesës edhe të tre deputetëve.
Seanca e njëjtë e opozitës dështoi edhe gjatë ditës së djeshme, për të njëjtën arsye./Gazetametro.net