Aktuale

Dështon rezoluta për dekretimet e anëtarëve të KQZ-së

Rezoluta e paraqitur nga Vetëvendosjes për dekretimin e menjëhershëm të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor nuk mori mbështetjen e deputetëve.

Sami Kurteshi nga VV tha se deputetët në seancën e jashtëzakonshme kanë shprehur mendimet e tyre, megjithatë nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete.

“PDK-ja deklaroi se nuk e voton rezolutën sepse nuk e kishte tekstin – teksti ka vetëm një pikë e cila thotë. Kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ-së të bëhet pa asnjë vonesë, sipas Kushtetutës, Ligjit për Zgjedhje aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është pika e rezolutës, nuk ka asgjë tjetër. AAK-ja nuk u deklarua kundër, nuk e ka nënshkruar tekstin e rezolutës, PSD nuk u deklarua kundër, Nisma doli krejt jashtë temës, 6+ nuk e ka nënshkruar dhe ka thënë nuk mund të nënshkruajnë pa partnerët e koalicionit”.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, mbylli punimet e kësaj seance dhe tha se rezoluta mund të sillet në kuvend kur të plotësohen kushtet./FakePlus

the authorBurbuqe Metolli