Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ka pasur të mbahet sot ka dështuar pasi që mungonin disa anëtarët e saj.
Në mbledhje munguan anëtarët e Kryesisë Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe dy anëtarë nga minoritetet.
Në mbledhje ishin vetëm kryetari Kadri Veseli dhe anëtari nga LDK-ja Sabri Hamiti. Mbledhja e Kryesisë u shty për një ditë tjetër të pacaktuar.