Aktuale

Dështon inaugurimi i rrathëve olimpikë

Ka dështuar inaugurimi i rrathëve olimpikë i paraparë të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti” .

Kjo për shkak se inspeksioni komunal i Prishtinës nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Sipas zyrtarëve policorë, kjo ka ndodhur për faktin se Komitetit Olimpik i Kosovës nuk ka marrë leje për këtë organizim, andaj edhe inspeksioni komunal nuk ka lejuar realizimin e këtij organizimi.

“Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka marrë leje, prandaj edhe Inspeksioni nuk e ka lejuar”, tha një zyrtar policor për KosovaPress-in.

Ndërkaq në sheshin “Zahir Pajaziti” është duke u zhvilluar një aktivitet tjetër, ai i Beer Fest-it.