Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në dy interpelanca do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj.
Interpelanca e parë lidhet me ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar me një vendim qeverie, e që është thirrur nga LDK e VV, shkruan gazetametro.net.
Ndërkaq, Haradinaj do të dalë sërish në Interpelancë lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, seancë që u thirr nga grupi i VV’së, e të cilët kishin kritika për mospërmbushjen e premtimeve që Haradinaj kishte dhënë.
Ndërkohë, Kuvendi do të përshkohet nga diskutimet sot, pasi përveç dy interpelancave është thirrur edhe një debat parlamentar me kërkesë të nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala, dhe nënshkrimit të 6 deputetëve që lidhet me punën 100 ditëshe të Qeverisë Haradinaj.
Ndryshe, këto dy interpelanca dhe një debat parlamentar vijnë vetëm një ditë pasi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Haradinaj nuk arriti t’i sigurojë votat për të kaluar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi./gazetametro.net