Ka filluar gjykimi ndaj ish-kryeimamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i akuzuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm
Në këtë seancë është paraparë që të dëshmojnë dy dëshmitare, Minire Heta dhe Nasere Ademi. Mirëpo, ato kanë munguar për shkak se gjenden jashtë Kosovës, raporton “Koha Ditore”.
Për mungesën e tyre e kanë njoftuar paraprakisht gjykatën.
Prokurori i rastit, Elez Blakaj, ka propozuar që deklaratat e këtyre dy dëshmitareve të konsiderohen të lexuara. Me këtë propozim është pajtuar edhe mbrojtja e Krasniqit.
Në fund, trupi gjykues ka marrë vendim që ta pranojë këtë propozim dhe t’i heqë nga barra e dëshmisë para gjykatës dy dëshmitaret e lartpërmendura.
Seanca po vazhdon me propozimin e provave të tjera materiale.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, më 22 janar, imami Shefqet Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.
As në seancën e kaluar nuk ishin të pranishme dëshmitaret Minire Heta dhe Nasere Ademi.
Që të dyja, sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se, sipas tij, ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.
Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale.