Kuriozitete

Dëshironi të importoni veturë nga jashtë, ja si të llogarisni taksat

Kur vendosim të blejmë një veturë, përveç tregut të brendshëm, përmes internetit hulumtojmë edhe tregje veturash në shtetet tjera, kryesisht në Evropë.

Por, sa na kushton importimi i këtyre veturave në Kosovë? Dogana e Kosovës në ueb faqen e tyre kanë një kalkulator, i cili në bazë të vlerës së veturës, vitit të prodhimit dhe madhësisë së motorit i kalkulon taksat e aplikueshme me rastin e importimit të një veture në Kosovë, transmeton Express. Kalkulatorin mund ta gjeni duke klikuar këtu.