Kuriozitete

Dëshironi të humbni peshë? Hani shumë mëngjes

Të ngrënit tepër në mëngjes mund t’iu ndihmojë të digjni dyfishin e kalorive sesa nëse hani një vakt më të madh gjatë darkës.

Mund të jetë çelësi për të humbur peshë, ndërsa gjithashtu mban nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, thanë studiuesit e Universitetit Lübeck në Gjermani, transmeton lajmi.net.

Studimi i tyre zbuloi se ngrënia në mëngjes rrit një proces metabolizmi të njohur si termogjenezë e shkaktuar nga dieta (DIT).

DIT i referohet numrit të kalorive që trupi shpenzon për të ngrohur trupin dhe tretur ushqimin.

U tregua të ishte dy herë më e lartë për ata që hëngrën më shumë në mëngjes sesa në darkë.

Nga ana tjetër, një mëngjes me kalori të ulët rrit oreksin, veçanërisht për ëmbëlsirat, pranuan studiuesit. /Lajmi.net/