Turqia planifikon të largojë forcat e qeverisë siriane, larg pikave të saj të vëzhgimit ushtarak në rajonin veri-perëndimor të Idlibit në Siri, gjatë kësaj jave, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Gati një milion sirianë janë shpërngulur në tre muajt e fundit për shkak të luftimeve midis rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe forcave siriane që gëzojnë mbështetjen e Rusisë.
Megjithatë, forcat e Asadit shënuan përparim në provincën jugore të Idlibit, ku morën kontrollin e një numri fshatrash, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Më 5 shkurt Erdogan kërkoi që forcat e Asadit të tërhiqeshin prapa nga rajoni, ose Turqia do t’i largonte ata.
Turqia ngriti 12 pika vëzhgimi në Idlib sipas një marrëveshjeje të vitit 2017 me Rusinë dhe Iranin për ndaljen e dhunës.