I dërguari i Koresë së Veriut në OKB ka paralajmëruar SHBA–në se duhet të presë “pasoja katastrofike” nëse tensionet do vazhdojnë të rriten.
Ai mbrojti të drejtën e shtetit totalitar për të kryer testin e raketave, mëngjesin e kësaj të marte.
Raketa fluturoi mbi një nga territoret kryesore të Japonisë.
Zonat e veriut të Japonisë kanë kaluar një natë të tmerrshme mbrëmë teksa raketa e lëshuar prej Koresë së Veriut fluturoi mbi qiellin e tyre për të rënë më pas në Oqeanin Paqësor, rreth 70 milje nga ujërat territoriale japoneze, shkruan Albeu.com.
Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut ndërmerr një hap të tillë duke lëshuar raketa në drejtim të Japonisë, ç’ka i ka detyruar autoritetet që t’u kërkojnë banorëve që të futen në strehime të nëndheshme.