Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona të komunitetit serb, pasi të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar disa lloje armësh.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
“Gjilan 14.03.2018-12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Serb, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishekë, një armë AK 47 me katër karikatorë me 16 fishekë, një tytë trombllonike, një arkë e mbyllur me municion (1200 fishekë) cal 7.62 mm, një pushkë gjuetie me 23 fishekë, dy thika luftarake, 29170 franga CH, 5000 $ amerikan, 7720 euro. Pas intervistës me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.