Aktuale

Kuvendi i Mitrovicës thërret për nesër mbledhje urgjente për shkak të urës mbi Ibër

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës , Baki Imeri, ka ftuar për nesër, të mërkurën, mbledhje urgjente të Kuvendit që e drejton.

Sipas ftesës, arsye është ndërtimi i murit mbi Ibër, transmeton Koha.net.

Në krye të ftesës shkruan “Republika e Kosovës – Komuna e Mitrovicës së Jugut”, “Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut”, dhe vazhdon teksti i ftesës:

Në zbatim të nenit 44, paragrafët: 1, 2 dhe 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 6, paragrafi 2, dhe nenit 7, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 12, paragrafët: 1, 2, 4 dhe 14, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit Nr. 02-031-90711 dt. 12.12.2016 për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme (urgjente) të Kuvendit të Komunës, për të mërkurën më dt. 14.12.2016:

T H Ë R R E T

Mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës

Seanca e 38

Mbledhja do të ketë këtë:

REND DITE:

1.Situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00”, ndërsa nënshkruhet nga kryesuesi i Kuvendit, Bislim Imeri.