Në ora 17:00 do të nisen nga Kosova për në Shqipëria ndihmat e para, shkruan Gazeta Express.
Këto ndihma janë mbledhur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa, bëhet e ditur se do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim duke mbledhur ndihma.
Ekipet e VV-së janë shpërndarë në Prishtinë, Prizren dhe në Gjakovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi në Facebook, nga kjo parti.
Ata kanë siguruar ushqim, rroba, batanije e shtroje, shatorë, dyshekë, barna (paracetamol dhe vitamina).

