Përgjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor e kryesuar nga Daut Haradinaj, anëtarja e këtij komisioni, Besa Gaxherri është ankuar sa i përket procesverbalit të mbledhjes së kaluar
Pavarësisht këtyre ankesave, kryesuesi i këtij Komisioni Daut Haradinaj, ka lavdëruar këtë të fundit, duke i thënë se ka “shkëlqyer” në mbledhjen e kaluar.
“Megjithatë pavarësisht kësaj ke shkëlqy atë ditë”, ka thënë shkurt Haradinaj.
Por, Gaxheri po tregon se herën e fundit ka qenë një diskutim i pakuptueshëm dhe nuk i ka kuptuar asnjërin nga kolegët e saj. Ajo ka thënë se procesverbali ka qenë i pakuptueshëm dhe se nuk ka pasur asnjë kuptim.
“Asnjë kuptim nuk ka pasur procesverbali i kaluar. Unë jam munduar t’i kuptoj kolegët por asnjë prej tyre nuk është kuptuar se çfarë ka thënë atë ditë në mbledhje. Kështu që kapeni lexone edhe një herë mirë këtë dhe shkruajeni mirë. Kryetar e di që nuk është transkripë por këtë e incizojnë këtu takimin dhe për secilin diskutim duhet me nxjerrë se çfarë deshi dikush me thënë. Unë asnjëherë nuk kam arritur me kuptu veten çfarë me thënë. Pra nëse nuk dini me e nxjerrë, shkruajeni transkriptin, është problemi i juaj. Nëse nis që çdo procesverbal me u shkru në e-mail atëherë ne po e bëjmë vetë procesverbalin”, ka thënë Gaxherri.
Daut Haradinaj ka thënë se për të nuk ka gjetur ndonjë vërejtje në atë mbledhje.