Aktuale

Deputetja Pantina me aktivistë ia mësynë burgut të Pejës (Foto)

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina sëbashku me aktivistë të këtij subjekti kanë shkuar në afërsi të burgut të Pejës dhe kanë kërkuar lirimin e aktivistit Egzon Haliti. Sipas saj, ky aktivist po mbahet padrjetësisht në paraburgim.

“Egzoni, si dhe Atdheu e Astriti, padrejtësisht po mbahen në paraburgim. Egzoni nuk e ka vendin pas këtij muri. Vendi i tij është këtu në mesin tonë, si dhe në amfiteatër të Universitetit. Egzoni është student, është aktivist politik, si dhe asnjëherë nuk është terrorist. Prandaj ne kërkojmë lirimin e mënjehershëm të tij, si dhe Atdheut e Astritit”, tha deputetja Pantina.

‘Me shpalosjen e panos me mbishkrimin “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje të parullës “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, filloi një aktivitet simbolik në afërsi të burgut të Pejës, ku po mbahet padrejtësisht i burgosur aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Egzon Haliti. Përmes këtij aksioni, u kërkua lirimi i Egzonit, si dhe i dy aktivistëve të tjerë që po mbahen në burgje të komunave tjera, Atdhe Arifit e Astrit Deharit.’ thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.