Aktuale

Deputetja e PDK-së: Paradoksale festimi i 9 majit, Ditës së Evropës

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e festojnë, por në Kosovë 9 maji është ditë feste. Dita e Evropës, ani pse kosovarët janë me të izoluarit në kontinentin e vjetër, festohet tash e disa vjet.

Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e quajnë absurde festimin e kësaj dite, kur vet vendet anëtare të BE-së nuk e festojnë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se përveç që nuk duhet festuar 9 maji, është paradoksale kjo festë.

“Pse duhet me festu sot?! Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoksale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më në Kosovë, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE. Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare”, ka shkruar Deliu-Kodra, transmeton FaktePlus.

Ajo me tutje ka shtuar se duhet punuar me shumë për t’u ofruar me shtetet e BE-së, e jo të festohet kjo ditë.

“Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë, përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afruar me shtetet e BE-së”, është shprehur ai. /FaktePlus