Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në paraditen e premtes (sot) është vendosur që me 5 dhe 6 mars të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës. Për këtë ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila ka kërkuar që të bojkotohen të dy këto seanca.
Siç thotë ajo turpi nuk paska fund, pasi që 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jetë festë kombëtare e morale për vendin dhe popullin. Madje ajo ka nënvizuar që në vend të kësaj është dashur të organizohen seanca solemne për të nderuar sakrificën dhe trimërinë e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
“Turpi s’paska fund!!! 5.6 dhe 7 Marsi duhet të jetë festë kombëtare e morale për vendin dhe popullin tone, feste e cila bashkon shqiptaret, feste qe na bene te reflektim për punën tonë të përditshme, feste qe na orienton si popull e si shtet. Ne vend qe te organizohet seance solemne në këto data për te nderuar sakrificën dhe trimërinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te familjes se tije opozita e paska zgjedhur te mbaje seance pikërisht këtë ditë për të qeruar hesape politike me Qeverinë e vendit. Sikur nuk paskan mbete dite tjera ne kalendar për punë te tilla. Kjo seance definitivisht duhet te #bojkotohet!”/FaktePlus/