Deputetja nga rradhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka treguar shumë gjëra interesante në emisionin ’21 Gradë’.
Pasi që foli për shumë gjëra, shikuesit ishin kurreshtarë që të dijnë se si është takuar deputetja më bashkëshortin e saj.
Ajo tregoi se me bashkëshortin e saj është takuar në Prishtinë. Ky takim kishte ndodhur pasi që bashkëshorti ishte kthyer nga gjermania dhe takimi i tyre kishte ndodhur në një mbrëmje.
‘Në një mbrëmje të klubit të artistëve jemi takuar dhe në kontaktin e parë kam vërejtur dicka të veçantë tek ai, pas kësaj mbramje kemi filluar të kontaktojmë dhe kemi dalur shpesh’, tha ndër të tjera Blerta Deliu-Kodra.
Ajo po ashtu tha se për 13 vjet martesë është shumë e lumtur me bashkëshortin, sidomos tashmë kur dashuria e tyre është kurorzuar me 2 fëmijë.
