Aktuale

Deputeti Rexhaj rreshtohet në këtë grup të VV-së!

Pas zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar edhe deputeti Arbër Rexhaj.

Ai në një shënim në Facebook e ka mbështetur kandidaturën e Albin Kurtin, për kryetar të partisë, derisa ka dalë kundër asaj që e ka thënë Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj.

Shënimi i plotë:

Të dashur miq e qytetarë

Deri më sot, në debatin rreth problemeve të mbrendshme jam munduar të jem objektiv dhe i paanshëm, duke pasur parasysh që në Lëvizjen VETËVENDOSJE! jam rritur dhe edukuar politikisht. 

Duke e njohur organizatën prej se egziton, me dhembje të madhe i kam përjetuar të gjitha zhvillimet e fundit. Albin Kurtin e kam ndjekur pas prej se ka themeluar VETËVENDOSJE!n. Të gjithë aktivistet dhe aktivistët i kam njohur në VETËVENDOSJE!, të gjithë i kam cmuar, të gjithë kanë qenë miqtë dhe mikeshat e mija. 

Por, tashmë meqë po egziston kjo carje, në mbledhjen e gjatë që kishim para disa dite asnjë fjalë të vetme nuk e kam thënë, duke u munduar të jem dhe ta mbroj kredibilitetin politik, jo vec timin por edhe aktivistëve dhe votuesve të cilët më kanë ndjekur deri më sot. 

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, jo vetëm sipas statutit dhe dokumenteve të tjera, të gjithë pa përjashtim kanë të drejtë të kandidohen në të gjitha pozicionet, prandaj cdo tentativë për ta parandaluar këtë, është jashtë statutare, e padrejtë dhe nuk paraqet barazi në organizatën tonë. 
Albin Kurti, mbetet jo vetëm lideri popullor, por ai i tejkalon dimenzionet e një prijësi të Kosovës, pa dashur t’ia krijoj kultin.

Ai, paraqet politikanin shembull të kauzave të cilat e kanë sjellë VETËVENDOSJE!n në subjektin më të votuar në Kosovë, por edhe atë vetë. Albini padyshim do të jetë kryeministri i Kosovës. Këtë do ta dëshmon koha!

Nuk mund të pajtohem me një pjesë të strukturave të cilët me cdo kusht po mundohen ta bllokojnë ardhjen e tij në krye të organizatës sonë. Prandaj, cdo kush pa përjashtim ka të drejtë të garojë në funksione të ndryshme të niveleve tona organizative. 

Si deputet, si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,me ata mijëra votues e aktivistë do të qëndroj në organizatë, duke e ndjekur dhe e respektuar demokracinë. Sepse, kur kam kërkuar besim ata ma kanë dhënë edhe në emër të Albin Kurtit dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! 

Sigurisht, nuk mund të pajtohem me të gjithë ata të cilët po thirren në kryetar koncensual, sepse ne kemi ndërtuar një organizatë e cila e ka të rregulluar demokracinë e mbrendshme dhe të jashtme prandaj cdo tentativë kundër vullnetit të aktivistëve dhe qytetarëve të kësaj republike është cënim edhe i VETËVENDOSJE!s si organizatë politike.