Aktuale

Deputeti Qela tregon se çka u bisedua me Ambasadorin Delawie

Deputeti Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, i cili është dhe pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së ka qenë i ftuar sot në Ambasadën e SHBA-së ku janë pritur nga Ambasadori Greg Delaëie.

Në një status të publikuar në facebook, Qela ka treguar se për cfarë është diskutuart në këtë takim, njofton Klan Kosova.

”Sapo e përfunduam një takim me ShT Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie.

Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt.

Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.

Duke e falënderuar Ambasadorin Delavie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar.

Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar”.