Deputeti i Nismës Milaim Zeka që është në kuadër të koalicionit PAN ka ardhur për të marr pjesë në seancën konstituive ndonëse PAN-i ka marr vendim që të mos marr pjesë fare në seancë.
“Unë jam ardhë me i tregu opinionit se unë jam deputet dhe jo numër. Logjika e bojkotit është e papranueshme dhe e patolerueshme dhe askush nuk mund të sillet me logjikën e inatit ballkanik dhe me i blloku proceset”, tha Zeka.
Ai iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje./KosovaPress/