Aktuale

Deputeti i VV-së ia huq keq në fotografinë me Rifat Jasharin

Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ia ka huqur keq në përshkrimin e një fotografie që ka postuar sot me Rifat Jasharin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Bajqinovci ishte prezent në seancën solemne për nderë të epopesë së UÇK-së, teksa pas përfundimit të saj në Facebook, ai ka postuar një fotografi me Rifat Jasharin e Glauk Konjufcën, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në përshkrimin e fotografisë, ai në vend se ta shkruaj me “bacën Rifat”, e ka shkruajtur me “bacën Adem”.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga komentuesit që i kanë bërë thirrje Bajqinovcit ta përmirësojë gabimin.

the authorGazetaKNN