Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për gjendjen aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.
Sejdiu e ka quajtur këtë legjislaturë të lodhët, me greva, koncesione me Serbinë etj…Ai madje ka bërë një pyetje duke thënë se zgjedhjet duket që janë zgjidhje.
Postimi i plotë i Sejdiut:
A e keni ndjenjën që me këtë qeverisje, çdo gjë është duke dalë jashtë kontrolli –- legjislaturë e lodhët, greva gjithandej, bisedime/koncesione me Serbinë nga njerëz pa mandat e pa plan, vendime skandaloze, rezerva shtetërore të shterrura koti, ndërmarrje publike që po fundosen shpejtë dhe të lëna pa menaxhim, skandale që shpërthejnë gati çdo ditë, etj. etj. etj.Veq po pyes, se po më duket zgjedhjet janë ZGJIDHJE!!!