Aktuale

Deputeti i AAK-së i reagon Avdullah Hotit: E pamja zgjat vetëm një javë

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka reaguar Avdullah Hotit, i cili sot në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë Haradinaj, transmeton Gazeta Blic.

Demaliaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se pikërisht në ditën kur udhëheqësit kosovar marrin mbështetje nga SHBA, dhe presidenti Trump, Hoti assesi nuk pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ai ishte ministër.

Shkrimi i plotë:

Paska folë Avdullah Hoti sot. Paska thënë se Kosova s’ka qenë asnjëherë më e izoluar se sot nën qeverinë e Ramush Haradinajt. Dhe pikërisht në ditën ku ushëheqësit e Kosovës, duke përfshirë edhe Kryeministrin Haradinaj, marrin mbështetje të fuqishme nga ShBA dhe nga Presidenti Trump si dhe vlerësim për punën që po bëjnë. Avdullah Hoti, assesi s’po pajtohet me përmbysjen e qeverisë ku vetë ishte ministër. Por “e pamja” zgjat vetëm një javë. Avdullah kthehu kah realiteti!..!!!