Me 73 vota pro është miratuar propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, që në seancën e sotme, pika e vetme në rend ditë të jetë Projektligji për Trepçën.
Kundër kësaj kërkese kanë qenë 8 deputetë, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.
Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka hedhur në votim edhe propozimin e deputetit nga Lista Serbe, Slavko Simiq, i cili ka kërkuar që në seancën e sotme të hiqet nga rendi i ditës Projektligji për Trepçën.
Lidhur me këtë propozim kanë votuar 93 deputetë, 85 prej të cilëve kanë qenë kundër, ndërsa vetëm 8 deputetë kanë votuar pro këtij propozimi./KP