Aktuale

Deputetët sërish nuk votojnë, ndërpritet seanca

Pas gjysmë ore vonesë nisi seanca në Kuvendin e Kosovës, e cila u ndërpre disa minuta pas fillimit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu seancën, pasi deputetët refuzuan të votonin. Ai bëri të ditur se do të mbledhë kryesinë në mënyrë që të zgjidhet çështja e bojkotit.

Në sallë ishin 83 deputetë, ndërsa seanca nisi me pikat e rendit të ditës të papërfunduara nga seancat paraprake të mbajtura më 19 qershor dhe 23 korrik.

Ndër pikat e rendit të ditës për seancën e sotme është edhe debati parlamentar për dialogun me Serbinë.