Aktuale

Deputetët nuk votojnë propozim-rezolutat e propozuar nga Vetëvendosje

Deputetët kanë miratuar raportin e Komisionit për Komunitete dhe Kthim rreth zbatimit të nenit 11 të ligjit për shërbimin civil.

66 vota ishin për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me propozimin e kryetarit Kadri Veseli, u futën në votim tri propozim-rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara.

Propozim rezoluta e paraqitur pas debatit rreth arrestimit të aktivistëve të VV-së, nuk kaloi, meqë nuk votuan të gjithë deputetët në sallë.

Vetëm 34 deputetë votuan për këtë propozim rezolutë, ku 25 ishin për, 6 abstenuan, derisa tre ishin kundër.

Veseli tha se pas këtij dështimi nuk e dinë nëse do ta sjellin këtë pikë në seancë plenare.

Edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dështoi meqë nuk votuan deputetët.

Ndërsa, propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime./KosovaPress/