Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vizituar Prokurorinë Themelore në veri të Mitrovicës. Xhevahire Izmaku, Shkumbin Demalija e Sami Kurteshi bashkë edhe me Institutin e Kosovës për Drejtësi (KDI) kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Prokurorisë, Shyqri Syla.
Ky takim organizohet nga KDI me qëllim të rritjes së transparencës dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit gjatë implementimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.